NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
320 gr peshk ton
2 kokrra patate
1 kokërr vezë
1 kokërr limon
3 lgj peksimadhe
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja
Fillimisht ziejmë patatet për 25-30 minuta, i qërojmë ato dhe i kthejmë në pure.
Kullojmë peshkun ton nga yndyra dhe e bashkojmë në një tas me purenë e patates. Pasi ti kemi trazuar mirë shtojmë një vezë të rrahur, majdanozin e grirë imët, 2-3 lugë peksimadhe, lëkurën e një limoni të grirë në rende imët dhe pak kripë. I përziejmë mirë dhe formojmë qofte mesatare, i pudrosim me pak peksimadhe dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. Në fund i spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim qoftet në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb