Harrojeni qumështin e bajameve dhe largoni pakot e qumështit të sojës nga shtëpia, sepse në radhë është një trend i ri dhe një superushqim i ri – qumështi i devesë, i cili sjell shumë përfitime shëndetësore.

Përfitimet e qumështit të devesë janë të shumta, sepse në krahasim me atë të lopës ka më pak yndyra të ngopura, përmban nivele të larta të proteinave, më shumë hekur dhe vitamina B dhe C. Hulumtimet e mëparshme tregojnë se ai ndihmon në luftën kundër sëmundjeve si autizmi, diabeti dhe madje edhe sëmundja Crohn.

Gjithashtu, qumështin e devesë e tolerojnë në mënyrë të shkëlqyer njerëzit intolerantë ndaj laktozës, ndërsa grupet nomade arabe besojnë se alternativa e qumështit të devesë është qumështi i gjirit.

Si duket ai është duke u bërë një trend i ri në dietë. Madje edhe Kim Kardashian, gjatë vizitës në Bahreinin vitin e kaluar, në profilin e saj në “Instagram” e vendosi foton me pyetjen: “A keni qumësht të devesë?”.

Megjithatë, ndonëse ende nuk janë verifikuar efektet e vërteta të qumështit të devesë në shëndetin tonë, duhet theksuar që gjysmë litri e këtij qumështi kushton 18 dollarë.

Për këtë arsye, Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) nuk e lejon shitjen e lirë të qumështit të devesë, dhe as promovimin e tij si ilaç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb