Marrja e disa ilaçeve bashkë me artikuj të caktuar mund të ketë efekt të kundërt. Kjo posaçërisht ka të bëjë me kalciumin në qumësht, i cili në organet e tretjes lehtë lidhet me ilaçe të caktuara.
Kjo lidhje krijon bashkime, të cilat treten me vështirësi, për ç’shkak nuk mund të absorbohen në qarkullimin e gjakut, pohojnë mjekët e Shoqatës Kombëtare Gjermane.
Si shembull theksojnë pacientët të cilët marrin antibiotikë dhe preparate kundër osteoporozës.
Ata nuk do të duhej të konsumonin qumësht së paku dy orë pas marrjes së ilaçeve.
Interaksionet e këqija ekzistojnë edhe midis antihipertensivëve dhe jamballit. Kjo bimë përmban substanca të cilat ngrenë shtypjen e gjakut dhe barnat nuk mund të kenë ndikim. tg
(m.k/BalkanWeb)