NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

10 kokrra vezë
10 lgj sheqer
1.2 litër qumësht
Pergatitja
Rrahim vezët të plota në një tas, shtojmë 10 lugë sheqer dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë. Më pas shtojmë qumështin të vakur dhe e trazojmë mirë me tel dore derisa të shohim që sheqeri ka shkrirë plotësisht.

E hedhim kremin e përgatitur në një tepsi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim ëmbëlsirën nga furra e lemë të ftohet plotësisht, më pas e presim me thikë në katrore dhe e shërbejmë të ftohtë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: