KUKËS- Siç e kishin lajmëruar më herë, qytetarët e Kukësit kanë nisur protestën e tyre pasi kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve pas tubimit të dhunshëm në 31 mars që u mbajt në Rrugën e Kombit në shenjë kundërshtie për taksën.

Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit ata që kanë organizuar protestën e sotme, që po mbahet në sheshin para gjykatës së këtij qyteti. “Lironi vëllezërit tane” ështe nje nga thirrjet e protestuesve drejtuar autoriteteve, ku tubimit i janë bashkuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
11 të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ndërkohë, PD vendosi që të marrë pjesë në seancën e nesërme gjyqësore për 11 protestuesit. Kujtojmë se edhe herën e parë, kur u dha masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, deputetë të opozitës ishin në sallën e gjyqit, ndërkohë që seanca u shoqërua me disa incidente.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: