Nga: MARSELA KARAPANCO

TIRANË- Gjendja e vështirë ekonomike e ka çuar në dyert e institucioneve për të zgjidhur situatën. Kryefamiljarja jeton vetëm me 5600 lekë të reja bashkë me të birin, të paktën siç deklaroi sot në dyert e kryesisë së Kuvendit, Pranvera nga Përmeti.

Protesta vjen pasi prej vitesh nuk është pritur nga institucionet, ndërkohë që me prerjen e energjisë, të ujit, dhe të kempit ndjehet e lënë në mëshirë të fatit.

“Kam tre vjet, me prenë kempin, më prenë dritat. Shteti nuk ma zgjidh mi ka prerë të gjitha. Për këtë kam ardhur”,- thoshte gruaja duke bërtitur.

Të bërtiturat u benë shqetësuese, aq sa ndërhyri edhe policia, që e shoqëroi Pranvera Mehmetin në komisariat.

Debati i plotë me policët

Gruaja: Mos më prek!
Policja: Nuk të prek po hajde…
Gruaja: Mos më prek se t’i je qytetare do më mbrosh mua, unë jam mamajo jote
Policja: Ec..
Gruaja: Më lër të qetë se kam 3 vjet, që ky shtet po tallet me një nënë kryefamiljare
(Policët e kapin prej krahu)
Polici: Mos e prek me zor, lëre se vjen vetë kjo…
Gruaja kundërshton sërish policen: Moj zonjë çfarë bën kështu? Më lër të qetë!
Ndërhyn polici: Hajde me mua të lutem flasim bashkë
Gruaja: Prit se po pres përgjigje nga ata (deputetët)
Policët e fusin me forcë në makinë

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb