VLORE – Një 38-vjecar në qytetin e Vlorës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, rreth 1:00 në lagjen ‘Ujë i ftohtë’.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i ndjeri F.L ka ndërhyrë në kabull elektrik.

Po kryehen  veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb