15-vjeçarja Brikena Mehmeti, e cila humbi jetën pasi ra nga dritarja e banesës së saj në Itali, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Vajza nga Kosova, është varrosur në vendlindjen e saj, Prelloc të Skënderajt. Familjarë, miq e të afërm i dhanë asaj lamtumirën e fundit, mes dhimbjes dhe lotëve.

Ishte nata e 15 dhjetorit, kur Brikena Mehmeti kishte rënë nga kati i dytë i një banese në Loria për shkak të një forme të rëndë dhe të rrallë të somnambulizmit që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës së shtëpisë me një derë për të kapërcyer.

Vajza u shtrua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe më pas për shkak të plagëve të rënda në kafkë dhe në shpinë ishte transportuar në një spital në Treviso. Ishin shumë të rënda plagët e marra gjatë rënies nga kati i dytë nga një lartësi prej më shumë se katër metrash, ndërsa ajo ndërroi jetë pasi qëndroi për disa ditë në koma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: