TIRANË- Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, reagon për pretendimin e ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako për mosfunksionimin e sistemit të radarëve në det, gjë e cila u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas Braimllarit, Çako duhet të shkarkuar, se me anë të kësaj letre po krijon alibi për të justifikuar trafikun e drogës.

STATUSI I PLOTE
Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.
Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb