Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, nuk e ka grumbulluar Mario Balotellin për dy ndeshjet e radhës miqësore. Por nuk ka munguar reagimi i menaxherit të lojtarit, Mino Raiola.

“Kombëtarja duhet të prezantohet me më të mirët, por më të mirët nuk merren në konsideratë. Tek Italia mendojnë të gjithë për trajnerin, në një kohë kur duhet një drejtor sportiv. Kjo skuadër ta shpif, është plot me njerëz të dështuar”, ka thënë fillimisht Raiola.

Ai i ka quajtur pa karakter trajenrët si Ventura dhe tani Di Biagio. Ndërsa nuk ka munguar një koment për portierin e tij Donnarumma, duke mos harruar ta ngacmojë edhe Milanin.

“Me gjithë respektin që kam për Buffonin, në kombëtare tani duhet të luajë Donnarumma. Shpresoj që sezonin e ardhshëm titullar te Milani të jetë Reina”, ka thënë Raiola, që në verë mund ta largojë nga Milani.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb