Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama befason në mbledhjen e grupit të PS: Nuk do pimë vetëm gjak, por edhe do japim. Do ia marrim çdo ministri

EDI RAMA

TIRANË- Përveç çështjeve politike kryeministri Edi Rama ka diskutuar edhe për një shqetësim social siç është mungesa e gjakut për fëmijët talasemikë.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu kërkoi deputetëve dhe ministrave të dhurojnë gjak duke përdorur edhe një batutë, ‘për të balancuar idenë që ne pimë gjak’.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në cdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para për një veprim egoist, bën shumë mirë për trupin që ta dini, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupi, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.