TIRANE- “Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon”, deklaron Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Shefi i qeverisë thekson se Via Egnatia po rilind duke u kthyer në një atraksion turistik, ndërsa poston edhe disa foto të turit të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias.

“Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më te rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Konstandinopojës”, shkruan Rama.via26

Duke ndjekur modelet europiane të itinerareve historike si Via Frangigena apo itineraret e Santiago de Compostela, shton Kryeministri, Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon. Këto foto sjellin pamje nga turi i parë njohës i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias me këtë trashëgimi të çmuar tonën”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb