Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama dhe Vuçiç, bashkë në emision televiziv në 27 gusht

bfg

TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jenë së bashku në një përballje televizive. Më 27 gusht pritet që kryeministrat e vendeve të Ballkanit të mblidhen në Vjenë për herë të dytë, pas Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Pritet që këtë herë të organizohet një show televiziv në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik, ku do të jenë bashkë në një studio kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


Komente ( 9 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.