Kryeministri Edi Rama është duke i shijuar pushimet ndoshta më shumë se çdo herë, pasi këtë verë ndan çdo moment me djalin e tij të vogël Zahon.

Ai ka postuar një foto, ku shfaqet me shpinë me djalin e tij në një restorant në Himarë duke drekuar. “We❤Himara (Ne e duam Himarën)”, shkruan Rama.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri poston foto me djalin e tij, që këtë vit për shkak edhe se është më i madh po i dhuron shumë qetësi e kënaqësi duke e larguar nga problemet e politikës dhe të ditës.

Më herët Rama ka postuar foto me Zahon duke u larë në det, apo duke i mësuar atij të pikturojë. E sigurisht nuk kanë munguar komentet pozitive nga ndjekësit e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb