Teksa kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se protesta e opozitës po mbështet nga disa qarqe të huaja të cilat sipas tij nuk janë miq të Shqipërisë, lideri i opozitës, Lulzim Basha në një lidhje direket në emisionin “Opinion”, i është përgjigjur, duke i konsideruar këto përralla.

Ai ka mohuar se PD ka kontakte me qarqe Ruse për të diskutuar fatet e Shqipërisë.

“Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Në këtë çadër kanë qenë përfaqësues të partive tona simotra të Kristian Demokratve të Angela Merkel, të republikanëve të Donald Trump, të partive të djathta italiane, prandaj përrallat me armiq të jashtëm ti bëj përshesh dhe ti haj vetë. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë, një takim publik, është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë”, – është shprehur Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb