TIRANE-Rehabilimi i Kodrës Vilë mblodhi dje një sërë personalitetesh të qeverisjes që nën shoqërinë e kryebashkiakut Vangjush Dako inspektuan zonën. Kryeministri Edi Rama publikoi një numër fotosh nga kjo vizitë, por mes tyre mungonte Spartak Braho, eksponenti i tej njohur i LSI. Asnjë nuk e kuptoi se Braho ishte pjesë e përfaqësisë së inspektimit, derisa të vërtetën e zbuloi Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Në një foto Braho dhe Rama ecin madje me të njëjtin hap.

 

Në fotot e Kokës duket se Braho ndodhet në unison me pjesën tjetër që shoqëronin kryeministrin por imazhi i tij mungonte në fotot e Ramës. Vizita në Kodër Vilë bëhet njëherazi me vizitën që kryeparlamentari Ilir Meta bëri pak km prej aty në një pulari. Braho realisht ndodhej në shoqërinë e kreut të qeverisë dhe kjo pak ditë pas ekspozimit në Prokurori me aktorin e “Portokalli-së” Besart Kallaku nga ku përcolli me ironi se çështja ‘Doshi’ ishte një teatër me dëshmitare aktorë.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb