TIRANE– Mimi Kodheli është një prej emrave të qeverisë së 4 viteve që lamë pas, që nuk është përfshirë në kabinetin “Rama 2”. Ditën e sotme, Kodheli ka mbajtur fjalën e fundit si ministre e Mbrojtjes, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku.
kodheli
Në fjalën e saj, Kodheli bëri një përmbledhje të punës së bërë në Ministrinë e Mbrojtjes në këto 4 vite, si dhe shprehu falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Ajo çka ra në sy, ishin emocionet që shoqëruan fjalën e ministres Kodheli, gjë që ndihej edhe në zërin e saj.

“Treguam në këto 4 vite që mund t’i modernizonim FA-të, të cilat morën pjesë në çdo mision dhe stërvitje të aleancës në tokë, det dhe ajër. 4 vite më parë, në këtë strukturë nuk vlente karriera, profesionalizmi dhe aftësitë, por vështrimi i ministrit ishte pothuajse mëse i mjaftueshëm për të pasur një karrierë. Ne gjetëm një situatë financiare të goditur nga borxhet e akumuluara prej vitesh dhe një bazë ligjore që i përkiste viteve 2003-2005. Ky ishte thelbi i realitetit ku ushtarakët përpiqeshin t’i mbijetonin sistemit dhe t’i shërbenin vendit”, tha Kodheli.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: