TIRANE– Këtë fillimjave, kryeministri e ka nisur me një lajm të mirë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Rama thotë se reastaurimi i Parkut ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit, dhe një sërë zonat me rëndësi të veçantë në zonën e Parkut.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse?”, shkruan kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb