TIRANE- Pas debatit që përfshiu dje Kuvendin, pasi opozita pretendoi se kryeministri ofendoi me fjalë të rënda deputetin Sali Berisha, Edi Rama tregon se çfarë ka thënë në të vërtetë.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama pranoi se i kishte drejtuar Berishës fjalën ‘i rrjedhur’, ndërkohë që opozita pretendon se ai i ka drejtuar fjalë edhe më të rënda.

“Nuk na shqetëson fati i PD, por i opozitës. Ju jeni në rregull, pasi kur kapni një mikrofon dhe thoni ca të doni dhe ju vend inat kur dikush nëpër dhëmb ju thotë, ‘keni rrjedhur’”, tha Rama.

Edi Rama tha se PD nuk mban përgjegjësi dhe se mazhoranca ka më shumë vullnet për të qeverisur.

“E vërteta është se në 25 qershor shqiptarët votuan me një qartësi që nuk lë vend për të diskutuar rezultatin. Procesi zgjedhor ishte në përputhshmëri me raportin e OSBE. Raportin dhe procesin do ta meritonin shqiptarët. Në procesin zgjedhor ka ende jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje. Keni dy javë që bëni këtë diskutim sepse jeni bosh. Jeni bosh lart dhe bosh poshtë. Jeni bosh para dhe bosh mbrapa. Ju jeni katandisur si mos më keq.

Sot kemi më shumë vullnet të qeverisur sepse kemi marrë më shumë vullnet. Përgjegjësi është fjalë e huaj për ju. Ju e keni humbur këtë çelës dhe ju nuk bëni dot sukses, por të ndërtoni strategji kundër suksesit të të tjerëve. Ju keni humbur çelësin e suksesit që është përgjegjësi. Ju keni zgjedhur të na bëni ne fajtorë për dështimet tuaja. Ne nuk na shqetëson fati PD, por na shqetëson fati i opozitës si institucion. Ju jeni në rregull me tuajën se ju sa herë kapni një mikrofon nuk lini gjë pa thënë, nëse dikush ju thotë që keni rrjedhur”- tha Rama.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: