TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë “ok” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Basha tha se opozita ka ndikuar pozitivisht, e në atë moment në sallë pati të qeshura, mes tyre edhe kryeministri Rama e Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

WhatsApp Image 2018-06-21 at 11.34.23
Duke iu drejtuar këtij të fundit ulur në vendin e tij, Basha bëri një akuzë të fortë kur tha se Balla ka qenë edhe para tre ditësh në Gjermani, e ka marrë një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milionë euro të drogës brenda.
WhatsApp Image 2018-06-21 at 11.06.23
“Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: