Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama e thotë hapur: Ju tregoj të vetmen gjë që i trembem në punën time

Edi Rama tek studio e hapur

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportet e tij me mediat dhe gazetarët. Duke u shprehur se deklaratat e bëra prej tij janë opinione të shprehura për çështje të caktuara, kreu i Qeverisë thekson se këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, kryeministri Rama thotë se të vetmit “bumerang” që trembet në punën e tij të përditshme, është që të mos marrë vendime të gabuara.

“Nuk përbën objektiv për mua, krijimi i një klime negative për një fushë të caktuar. Nuk është ky qëllimi im. Nëse unë shpreh një opinion, ju duhet ta merrni si të tillë, dhe si një të drejtë që ju nuk ma hiqni dot, dhe as ma shkelni dot. Unë ju siguroj, ka vetëm një bumerang që unë i trembem, atij të vendimeve dhe veprimeve të mia, që në këtë punë që bëj janë të panumërta, dhe duke bërë këtë punë, jo gjithmonë je në kushtet që të mos gabosh.

Bumerangu nga veprimet e mia është e vetmja gjë që unë shqetësohem.

Të bësh këtë punë nuk është aspak diçka që lidhet me rehatinë, apo të bërit të gjërave me siguri. Kjo është një punë që ka një kosto të jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe mendore, në kuptimin e një stresi që është permanent. Patjetër që në këtë punë është e rëndësishme që të bësh gjënë e duhur dhe të drejtë”, u shpreh kryeministri Rama.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.