TIRANE- Kreu i Partisë Demorkastiane, Nard Ndoka me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ironizoi kryeministrin Edi Rama për falënderimin publik që i bëri Turqisë për kontributin për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Ndoka shtroi pyetjen nëse ‘Do të behën “burra të forte” Policët e Shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!’.

Ditën e djeshme kreu i Qeverisë gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e përurimit të uniformave të reja në Policinë e Shtetit i shprehu një mirënjohje Turqisë dhe Presidentit të saj, Rexhep Taip Erdogan. “Dua që qysh në fillim t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot Policia jonë e Shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara ku pjesa e uniformave operacionale është tanimë në dispozicion të gjithë atyre që në punën e përditshme të terrenit e kanë të domosdoshme këtë uniformë”, – tha Rama. Por nuk ka munguar edhe reagimi i kreut të PDK-së

STATUSI I NARD NDOKËS
Do te behën “burra te forte” policet e shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!
U prezantuan me pompozitet uniformat e reja të Policisë së Shtetit dhe Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin turk, Erdogan.
Më shumë sesa ky detaj, mua më shqetëson në fakt diçka tjetër:
Situata e kriminalitetit në vend.
Ka përditë ngjarje të rënda, vrasje e grabitje, për të mos folur pastaj për kultivimin dhe trafikun e drogës.
A zgjidhen këto probleme me uniformat e reja të policisë, të falura nga Erdogani?!
A e ndajmë dot policinë nga politizimi?
Këto janë problemet të cilat duhen zgjidhur, pastaj le të promovojme edhe benevrekët e falur, e te kujtohemi për falenderimet e udhëheqësve të huaj, te cilët janë problematik me demokracinë në vendet e tyre!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: