TIRANE– Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me urimin e zakonshëm për një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, por duke zgjedhur sot një mesazh të veçantë, në kuadër edhe të Ditës Botërore të Fëmijëve.

“MIRËMËNGJES ?
dhe, në këtë Ditë Botërore të Fëmijëve, ju uroj një fillim jave të mbarë ?
Është një ditë reflektimi por edhe inkurajimi në përpjekjen tonë të përbashkët që nuk ndalet asnjë ditë për të ndërtuar për fëmijët tanë Shqipërinë Europiane që duam, me #Shtet ? #Punë ? dhe #Mirëqenie ?”, shkruan kryeministri Rama.

Por ashtu si në çdo postim të kreut të qeverisë, nuk kanë munguar komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre i shkruar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe e pyet se “çfarë u bë me të”.

“Mirmgjes zoti kryeminister,ore me sajmirin cu baaaa do haj ni gozhd tndryshkme apo hic???”, shkruan qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: