Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama i cakton Tahirit një detyrë të re, posti që do mbajë ish-ministri i Brendshëm

sajmir-tahiri-ne-kuvedn

TIRANË- Ndonëse mbeti jashtë zgjedhjes së kryeministrit Edi Rama për kabinetin qeveritar, Saimir Tahiri ka marrë sot një post të rëndësishëm brenda partisë.

Në mbledhjen e grupit në PS kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Saimir Tahiri do të marrë detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Tahiri

“Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë website i radhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”, është shprehur Rama.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.