POGRADEC- Një zonë e re e përbashkët ekonomike, lehtësi në shkëmbimin e mallrave dhe produkteve, menaxhim i integruar i kufirit për të luftuar fenomene si radikalizmi, por edhe ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore, këto dhe të tjera janë disa prej pikave të dakordësimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Maqedonisë, Zoran Zaev, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që sapo ka nisur në Pogradec.

Kryeministri Rama në fjalën e tij hapëse dha mbështetje të plotë dhe e cilësoi të paplotësuar NATO-n, nëse nuk anëtarësohet edhe Maqedonia.
“Shqipëria do vijojë ta mbështesë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO. Pa Maqedoninë në NATO kuadri tërësor i është i Aleancës euroatlantike mbetet i cunguar”,- tha Rama.

Ai ndër të tjera e falënderoi homologun maqedonas për implementimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe e siguroi se edhe Shqipëria kishte miratuar një ligj për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas rekomandimeve të BE.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: