TIRANË- Sigurisht nga gjithë takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, nuk mund të mungonte një foto që do shënjonte këtë ditë të veçantë në memorien e Kryeministrit Edi Rama.

Në faqen e tij të Facebook, ai ka publikuar një foto, ku bashkë me Merkel ndodhet përballë portretit të Ismail Qemalit, duke e cilësuar si foton e ditës. Nga mimika duket se Rama po i flet me shumë patos për figurën e kryeministrit të parë shqiptar. Fotoja në fjalë mendohet të jetë bërë në zyrën e kryeministrit Rama. Ishte kryeministri Rama, ai që menjëherë pas ardhjes në pushtet vendosi që në vend të fotos së Presidentit të Republikës, institucionet shtetërore të kishin foton e Ismail Qemalit. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: