Gazetarja italiane e emisionit “Le Iene”, Alice Martinelli, përmes një video mesazhi në faqen zyrtare të Mediaset i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas akuzave të artikuluara prej tij në një drekë në familjen e Shaqir Toskës në Bulqizë ku e quajti televizionin italian ‘Italia Uno’, një ‘kazan’, duke marrë shkas nga reportazhi i realizuar prej tyre me fëmijët që mblidhnin krom.

Martinelli, përmes një videomesazhi thotë se ka qënë në Shqipëri dhe ka parë nga afër se si fëmijët mblidhnin krom për të ndihmuar familjet. Ajo apelon që kryeministri t’i ndihmojë.

MESAZHI I PLOTË I GAZETARES
gazetarja
I dashur Edi Rama, unë jam Alice Martinelli, gazetarja që realizoi reportazhin me fëmijët e Bulqizës që mbledhin krom për të të ndihmuar familejt e tyre. Në radhë të parë ju falendëeroj që edhe ju jeni një nga spektatorët tanë. Më vjen keq që nuk iu pëlqeu reportazhi unë, por do ta resepktojmë opinionin tuaj. Por sa për deklaratat që keni bërë në mediat shqiptare, se të dhënat e publikuara nga ne ishin të falsifikaura, këtu s’ju jap dot të drejtë. Mund t’ju them thjesht se ne kemi mbërritur në Bulqizë më 13 tetor 2017 në orën 17:00, pra një muaj më parë. Kemi xhiruar intervistat në 14 dhe 15 tetor. Kemi faturat që kemi qëndruar në hotel, datat e fotografve dhe videove të shkrepura në telefonat tanë. Mbi të gjitha unë jam prezente në 90 përqind të videve, kaq duhet t’ju mjaftojë të kuptoni se shërbimi është i pa falsifikuar. Me të ardhur në Bulqizë morëm kontakt me dy gazetarë lokalë, të parët që na treguan gjendjen e tmerrshme të Bulqizës. Por ma merr mendja se edhe ju vetë e keni parë situatën, sepse ishit atje kur bëtë deklaratat për programin tonë. Do e kesh parë gjendjen e pallateve, rrugët e pandriçuara se s’ka energji elektrike. Shpresoj që t’i kesh parë mirë edhe fëmijët në reportazhin tonë që mbledhin krom për të ndihmuar familjet, që të mbijetojnë. Unë uroj që ju t’i ndihmoni, ata në historinë tonë dhe gjithë të tjerët që vijojnë të mbledhin krom për 1 mijë lekë të vjetra.

Burimi: https://www.iene.mediaset.it/2017/news/alice-martinelli-risponde-al-primo-ministro-albanese_144.shtml

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: