TIRANË- Kryeministri Rama vijon ironinë e tij me deputeten e PD-së Albana Vokshi, të cilën shpesh e therret gjatë seancave, Pami, apo Pamela, duke e krahasuar me aktoren Pamela Anderson, yllin e serialit “Baywatch”.

Fjala e tij për eksodin ishte përgjigje për një pyetje, që sipas Ramës, i erdhi nga kulla e plazhit. Mjaftoi kaq që deputetja të kuptonte që bëhej fjalë për të dhe të niste replikën.

“Unë do ju jepja një këshillë kryeminsitrit, shiftat nuk janë talenti yt s’të shkon, hiq kostum sot më mirë të heshtje se në funeral nuk flitet. Apologjia juaj nuk vlen, ti kërkoni falje shqiptarëve se ju premtove parajsën. Berisha premtoi rrugë dhe i shtroi cep më cep, ju shtuat autostradën që shqiptarët të ikin në eksod, 18 mijë shqiptarë në 100 ditë, është e tmerrshe”,- tha Vokshi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: