TIRANE – Me videon e postuar mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarëve të tij politikë në lidhje me rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët diabetikë në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë në Facebook bashkangjitur videos ku shfaqet në shtëpinë e Damianës, vazjës diabetike.

“Në shtëpinë e Damianës për të lajmëruar rimbursimin e fishave të diabetit për të gjithë fëmijët diabetikë të Shqipërisë,” nis video e regjistruar më  14 nëntor 2017

Në fillim të vitit të ri 2018, Partia Demokratike reagoi duke thënë se as Damiana dhe as 1500 fëmijët e tjerë nuk do të rimbursohen sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma listën e barnave të rimbursueshme për vitinë 2017

Më 18 janar Rama shkon sërish në shtëpinë e Damianës, duke marrë aprovimin e vetë vajzës që gjithçka shkonte si duhej dhe si ishte premtuar

Në videon e postuar nga Rama në Facebook, ai shprehet se është shtuar fondi për ilaçet këtë vit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: