SHKUP– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Teksa ndodhet në Shkup për një vizitë pune ku do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve, Rama bisedoi me Zaev për intensifikim të shkëmbimeve tregtare.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase. Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: