TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama kërkoi falje dje në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për deklaratat e bëra në lidhje me reportazhin e emisionit “Le Iene” të Italia1 për Bulqizën, ku fëmijët mbidhnin krom për të ndihmuar familjet, ish-kryeministri Sali Berisha ka një ‘përshëndetje’ të veçantë.

Berisha shkruan se bulqizaku i vogël i dërgon një kartolinë falënderimi, ku shkruan ‘faleminderit që më pranove se ekzistoj’.

“Bulqizaku i vogël i dërgon Noriegës kartolinë falënderimi! sb
‘Mirëmëngjes kryeministri im, mirëmëngjes! Faleminderit që më pranove mbrëmë se ekzistoj! Pavarësisht se e bëre për menderen tënde!’”, shkruan Berisha.

Berisha fb

Ndonëse e quajti reportazh të ndryrë dhe me pamje të vjetra, Rama tha mbrëmë se nuk e kishte parë reportazhin kur bëri këto deklarata dhe e kishte ngatërruar me një rast tjetër.

“Unë nuk e kam parë vetë, unë e mora si informacion. Çka kam thënë është se rastet janë sporadike. Unë pa e parë fola me një paragjykim, kam bërë gabim për sa i përket reportazhit në fjalë e kam bërë pa dashje, kam gabuar”,- tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: