TIRANË– Stadiumi “Loro Boriçi”, pas rindërtimit të plotë prej 2.2 miliardë lekë, hapi dyert në Shkodër, para fillimit të ndeshjes, Shqipëri-Marok. I pranishëm ne kete perurim ishte Kryeministri Rama i cili inspektoi hapësirat e reja sportive, që i japin dinjitet qytetit dhe futbollit shqiptar.

Kryeministri Rama dha një prononcim për mediat, duke ju pëgjigjur pyetjeve te gazetarëve. Pyetjes se si ju duket stadiumi , Rama shprehet se: “Si ju duket juve se unë besoj se Shakohoxha e ka shumë gabim atë statusin e tij në Facebook që ëndrra u bë realitet se në fakt këtu realiteti u bë ëndërr. Është vërtetë një vepër nga ato që s’ka nevojë për fjalë. Fjalët janë të tepërta dhe fjalët e tepërta mund t’i bëjnë vetëm ato që bëjnë vetëm fjalë. Unë besoj që ky stadium është absolutisht një standard tërësisht i ri dhe jam i bindur që ky qytet për traditën e vet, për historinë e vet, për pasionin e vet, për sportin dhe për futbollin e ka merituar prej kohësh, por rëndësi ka që e mori këtë stadium sot. Ashtu sikundër ju siguroj që nëse ky stadium është një spektakël, Arena Kombëtare do të jetë një super spektakël”.

Ndërsa pyetjes për kritikat ndaj kryebashkiakes për ndërtimet përreth stadiumit, kryeministri Rama pohoi se “Me kryebashkiaken komunikova jashtë kamerave, ju bëtë detyrën tuaj, na përgjuat kështu që çfarë dëgjuat dhe përgjuat tregojeni, unë skam ndonjë koment publik për këtë.”

“Loro Boriçi” do të mirëpresë edhe ndeshjet Ekipit Kombëtar në kompeticionet europiane e botërore, pas ndeshjes së ekipin Kombëtar të Marokut, sot në mbrëmje.

Prej kohësh, stadiumi kishte degraduar dhe ishte vënë në vështirësi funksionimi e tij si një arenë sportive, për të mos folur për përmbushjen e standardeve europiane. Ndërtimi i tij u mbështet nga qeveria si prioritet edhe në kushtet e mungesës së stadiumit kombëtar të futbollit. Me projekt të arkitektit me emër, Peter Ëilson, mbi rrënojën e dikurshme është ngritur një stadium modern, i certifikuar nga UEFA për të gjitha kategoritë e ndeshjeve.

Stadiumi ka kapacitet mbi 16 mijë vende, pistë atletike e standardeve olimpike me 8 korsi, ambiente për mjekët dhe antidopingun dhe hyrja e sportdashësve është e automatizuar. Nën shkallët e tij ka ambiente për stërvitje të disiplina të tjera sportive, si atletika, mundja, boksi, ping-pongu etj.

Sporti në shifra: Janë investuar 25 milionë dollarë për sportin, shifra më e lartë e shënuar në 25 vite të marra së bashku. Në vlerë nominale për vitin 2013 ishin parashikuar për sportin 0 lekë. Ndërkaq granti për sportin për vitin 2013 ishte 8 milionë lekë dhe asnjë investim në terrene sportive. Në periudhën 2014 – 2015 u rrit në tre orë edukimi fizik në shkolla, si dhe janë ndërtuar 44 terrene sportive në 10 qytete. Investimet u rritën 548 milionë lekë. U rrit granti për sportin mbi 710 milionë lekë. Ndërkohë vazhdon ndërtimi i Parkut Olimpik të Tiranës, investim me rreth 200 milionë lekë; ndërtimi apo rehabilitimi i rreth 20 terrene sportive dhe palestrave të mbyllura në shkolla, me rreth 200 milionë lekë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: