TIRANE– Kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe përgjatë 2018-ës me praktikën e tij që mbledhjet e qeverisë të zhvillohen edhe jashtë Tiranës.

Kështu, destinacioni i ri për këtë mbledhje të parë për këtë vit, do të jetë Lezha. “BalkanWeb” mëson se mbledhja e qeverisë do të mbahet ditën e premte dhe të shtunë në këtë qytet. Ndërkohë, pritet që të ketë takime edhe me banorët e Lezhës.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e qeverisë për vitin 2017 u zhvillua më 8-9 dhjetor në qytetin e Shkodrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: