FIER- Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Strume të Fierit sulmoi qeverinë e kaluar, ndërsa theksoi se ajo kishte rrënuar bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i Qeverisë tha se çdo vit qeveria financon 60 projekte, ndonëse nevoja është më e madhe.

“Qeveria e Saliut e la te rrenuar bujqësinë. Me falni se na ka përfshirë dhe ky diskutimi i plehrave dhe është si ajo shprehja kush fle me qenin gdhihet me pleshta. Paratë më parë i merrte dreqi. Sot janë qindra projekte të tjera që meritojnë financim. por vetëm 60 mund të financohen. S’ja dalim dot.”, tha Rama.
(ed.me/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: