TIRANE- Për herë të parë fermerët po aplikojnë me 0 dokumente të asistuar nga punonjësit rajonalë të bujqësisë në 36 pika në të gjithë vendin, për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi.

Skema kombëtare mbështet përmes një fondi prej 2 miliardë lekësh, rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore, përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, mbylljen e ciklit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, rritjen e vlerës së produktit, diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale, nxitjen e prodhimit vendas dhe produkteve tradicionale, përmirësimin e menaxhimit të peshkimit dhe rritjen e eksportit, akses në tregjet ndërkombëtare të prodhimit vendas, rritja e cilësisë së produktit, si dhe garantimin e cilësisë së sigurisë ushqimore

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” apeloi fermerët t’u drejtohen pikave të aplikimit për të përfituar nga kjo skemë.

“Ftoj të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit”, shkruan kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: