Numri i tifozëve shqiptarë që ndodhen sot në stadiumin e Palermos për të mbështetur ekipin kuqezi përballë Italisë është shumë i madh. Ashtu siç në këto dy ditë, pushtuan rrugët e Palermos, e njëjta gjë ndodhi edhe në stadiumin Renzo Barbera.

Përveç shumë shqiptarëve që udhëtuan atje për të mbështetur ekipin, të shumtë janë edhe ata që jetojnë në Itali.

Nuk munguan as tifozët arbëreshë, që me banderola gjigande kanë shkruar “Arbëreshë, 1 gjak, 1 gjuhë, 1 besë”. Foton e postoi kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook. Ndonëse nuk po e ndjek ndeshjen në Itali, kryeministri ka postuar këtë foto shumë domëthënëse.

Rama uroi kombëtaren kuqezi edhe në mëngjes duke shkruar:  Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati.

Image may contain: one or more people, crowd and text

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb