TIRANE- Sigurimi i jetës për minatorët do të jetë i detyrueshëm. Kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance të zhvilluar me përfaqësues të sindikatave të minatorëve deklaroi se qeveria ka në plan t’u imponojë kompanive të sigurimit sigurimin e jetës së çdo minatori.

Trajtimi i familjeve të minatorëve që humbasin jetën në miniera, ishte një ndër kërkesat e sindikalistëve.

Kryeministri shpjegoi se do të jenë shoqëritë e sigurimeve që do të përgjigjen për familjen siç parashikohet në skemat e sigurimeve për jetën.

“Në raport me jetën dhe me çfarë ndodh pas, për familjet e atyre që fatkeqësisht humbin jetën, duhet të kemi parasysh se rruga nuk është buxheti, por sigurimi i jetës dhe ky është pjesë e planit të qeverisë që do t’u imponojë kompanive, sigurimin e jetës së çdo minatori. Është shoqëria e sigurimeve që përgjigjet për familjen, siç parashikohet në skemat e sigurimeve për jetën”, deklaroi kryeministri.

Sipas kreut të ekzekutivit, kemi pasur reduktim drastik të humbjeve të jetëve në miniera si rezultat i rritjes së ligjshmërisë në këtë sektor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: