KORCE- Kryeministri Rama vijoi turin elektoral të dielën në mbrëmje në Korçë, me mitingun përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

Duke marrë fjalën në takim Rama tha se, sot gjithëkush e sheh ndryshimin që ka përsuar Korça në këto 44 muaj, që është transformuar në rrugën e zhvillimit, ndaj theksoi ai, “të gjithë qytetarët e qarkut Korçë dhe të Pogradecit të shkojnë të votojnë më 25 qershor, si patriotëe, sepse ne do të bëjmë në 4 vitet e ardhme më shumë se çkemi bërë gjatë këtij mandati qeverisës, jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë”.

“25 qershori të na bashkojë si shqiptarë në një komb nën flamurin kuq e zi”, tha shefi i qeverisë.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri shpjegoi se, marrëveshja me Partinë Demokratike na duhej për t’i dhënë një mundësi këtij vendi, ndaj ndasive që e kanë mbajtur peng këtë popull, politikanët e ngjyrave të ndryshme.

“Bashkohuni me ne, tha Rama votoni më 25 qershor Partinë Socialiste për të bashkuar bindjen që ky vend bëhet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: