SHBA- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse do zgjidhte midis kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, do zgjidhte këtë të fundit.

Fill pas përfundimit të takimit të tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe zv.presidentin Joe Biden, Rama theksoi se nuk ka qenë i ashpër me deklaratat e tij ndaj Trump, por se ka dhënë opinionin e tij lidhur me kandidimin e tij për drejtimin e shtetit amerikan.

Kreu i Ekzekutivit shqiptar teksa u pyet nga gazetarja e “Zëri i Amerikës” se pse ka këtë qëndrim, Rama theksoi se: “Nuk mendoj se kam qenë i ashpër. Më kanë pyetur dhe jam përgjigjur. Në Shqipëri, ata që zgjedhin Trasmpin para meje, janë të çmendur. Midis Trump dhe Lulzim Bashës, zgjedh Bashën. Është problemi i tyre, jo i imi”.

Pak ditë më parë kryeministri Rama gjatë një vizite në Kosovë deklaroi se nësë amerikanët do zgjidhnin për persident Donald Trump, do ishte një fatkeqësi e madhe, ndërsa paralajmëroi shkëputjen e çdo bashkëpunimi me aleatin më të madh, nësë ndodh kjo gjë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: