BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar në Bruksel hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në fjalën e tij gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë”, tha se vendi ynë nuk po kërkon dhuratë apo ndonjë favor të pamerituar, por kërkon hapjen e negociatave, gjë që sipas tij e meriton.

Sakaq, kryeministri Rama ka pranuar faktin se Shqipëria “nuk është gati për anëtarësim”, duke u shprehur se vendi ka ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës.
Por duke theksuar se Shqipëria po punon më përmbushjen e kritereve dhe prioriteteve kyçe, Rama tha se hapja e negociatave është një moment me rëndësi për vendin tonë.

“E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim. Kemi ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por ne po vijojmë të punojmë në këtë drejtim. Shqipëria nuk po kërkon një dhuratë, as një lloj favori që nuk e meritojmë, por kërkojmë thjesht çeljen e negociatave, pasi e meritojmë. Kemi bërë një nga një çdo gjë që është e shkruar në fletoren në të detyrave të shtëpisë. Nuk e kemi bërë sepse nga e kërkon Brukseli, për sepse është e mirë për vendin tonë, dhe për brezat e ardhshëm. Po kështu e bëjmë sepse kërkojmë të marrin nga Brukseli dritën e gjelbër. Çelja e negociatave me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por çelja e një procesi që do ta bëjë Europën më të fortë, pasi Ballkani ka nevojë dëshpërimisht për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin strategjikisht”, shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare dha një mesazh të qartë për vendet e BE, ndërsa theksoi se fantazmat e së shkuarës nuk do të cënojnë të ardhmen e vendit.

“Ky është një moment mjaft thelbësor për ne, që është në prag të publikimit të raportit. Ne mendojmë që aty meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Jam i sigurt për shumë nga njerëzit në këtë sallë, që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi, nuk është e vështirë që të kuptohet se pse është me kaq rëndësi që të hyjmë në faze të re. Për disa është me rëndësi që disa përpjekje dhe nëpërmjet vështirësive që kem kaluar, për të mbërritur në këtë moment. Nga fjala e presidentit do i referoheshim asaj që merret e mirëqene që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan. Qysh prej 2014-ës kemi bashkëpunuar për të sjellë rajonin në një nivel tjetër bashkëpunimi. Është një rajon ku jo për arsye që janë të thella, kemi kaluar konflikte, luftëra dhe është një rajon që ka besime fetare dhe etnish. Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë tjetër apo në këtë qytet, nuk duhet të harrojmë që ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe duhet të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës”, tha Rama.

Më tej, ai tha se vendet e rajonit të cilat janë përballur me luftëra dhe konflikte, tashmë kanë forcuar bashkëpunimin dhe janë të gatshme për integrimin europian.

Ai tha se qeveria shqiptare po vijon me reformat në kuadër të integrimit, duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi.

“Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë nuk duhet të harrojë se ajo çka është arritur deri më tani, është arritje e madhe. Por duhet të sigurohemi që e ardhja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës. Ajo që vite më parë ishte e vështirë për t’u përfytyruar, është jeta reale e rajonit sot. Dhe ajoq ë na bashkon sot është Europa, mbledh e bën bashkë gjithkënd pavarësisht besimit, etnisë, etj. Rajoni ka kaluar luftëra dhe konflikte, dhe ne i dimë pasojat e kësaj. E shkuara jonë nuk ishte aspak bujare dhe procesi i shtetndërtimit për të gjitha vendet në rajon, është proces i ri. Padyshim që ne kishin shtetin komunist më parë, apo më herët pushtimin nazist e fashist, apo edhe më herët akoma 500 vite nën pushtimin osman. Dhe sot jemi në procesin e demokratizimit të vendit. Në Shqipëria patëm diktaturën më brutale komuniste. Tashmë kemi rënë dakord se destinacioni ynë i përbashkët si vende të rajonit është integrimi europian. Dhe do të vijojmë me reformat. Mendoj se e meritojmë çeljen e negociatave. Reforma jonë në drejtësi është reale, dhe procesi i rivlerësimit të çdo gjyqtari e prokurori është real. Ne e bëmë këtë sepse besoj fort se për brezat e ardhshëm na duhet një sistem drejtësie i drejtë dhe funksional. Për ne është me rëndësi që ky integrim të ecë përpara dhe më në fund të ndodhë”, u shpreh kryeministri Rama.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: