TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hasur në pakënaqësi të ndjekësve të tij në profilin zyrtar në “Facebook” pas një lapsusi me emrin e heroit Prek Cali, kulla e të cilit u prish nga fadromat duke shkaktuar zemërim tek banorët por jo vetë.

Ndërkohë sot Rama mohoi të ishte ai përgjegjës për prishjen e kullës së Prek Calit, por fillimisht emri i heroit u shkrua “Prenk”, më pas siç duket dhe në historikun e editimeve e shkroi “Prekë”.

Rama modifikim

Këtë gjë ia ka vënë në dukje një komentues, madje edhe me fjalë fyese, por kryeministri ka ruajtur qetësinë duke i treguar thjesht se është korrigjuar.

Komentuesi: E ka Prek jo Prenk, o hajdar ?
Edi Rama: Është korrigjuar o dizdar?

Rama koment ok

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb