TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga projekti i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej.

“Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: