TIRANE- Në Komunikim Javor të sotëm, kryeministri Edi Rama preku çështjen e banorëve të Zharrës dhe rrugës së tyre nga Fieri në Tiranë në këmbë në shenjë proteste.

Kryeminstri tha se injektimet në disa prej puseve në Zharrëz ishin ndalur, dhe se qeveria ka folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërblim për shtëpitë e banorëve të prekura nga tronditjet.

“Angazhoi një ekspertizë vendase e të huaj për të gjetur shkakun, që lidhet me zonën naftëmbajtëse, por jo me zonën tjetër, megjithatë përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimet në disa prej puseve. Tani presim konkluzionin nga ekspertët. Ne duam garanci se injektimet nuk duhet të vazhdojnë. I themi që nuk do të fillojmë. Prej dy muajsh qeveria po punon për evidentimin e të gjitha dëmeve. Banorët kanë kërkuar disa rivlerësime dhe me këtë qeveria ka qenë dakort. Prej kohësh kemi folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërblim për shtëpitë e prekura nga tronditjet. Pse protesta e banorëve të Zharrësit bëri që të vinin në këmbë deri në Tiranë. Kjo është një histori larg të qënit e thjeshtë që mund të zgjidhet kollaj, këtë e kupton ai që ka dy fije mend që reflekton përtej interesit të partisë së vet për kërkimit e votave të radhës. Kjo qeveri po bën shtet që s’është bërë në gjithë këto vite në sektorin e naftës. Disa politikanë po përdorin hallin e njerëzve të Zharrëzës” tha Rama.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë akuzoi PD-së se po bën rolin e të përvëluarit në këtë histori.
“PD në garën e tyre të ethshme se kush duket më i përvëluar për të pakënaqurit, të varfëritë. Po kush ka sy e kupton, është kjo qeveri që mund t’i zgjidh dhe ka rikthyer në puse rafineritë e katandisura. Bashkë me ne, ju ka kthyer dhe dinjitetin 1300 punëtorëve që sot paguhen rregullisht pas një pune torturuese që merrnin bukën me lista. Kontratat e trashëguara nuk grisen në mënyrë të njëanshme. Këtë arbitraritet e praktikojnë politikanët e papërgjegjshëm dhe se çajnë kokën për pasojat. Shikoni si kanë dalë nga binarët në përpjekje për t’i shpëtuar vettingut. Çdo plagë e vjetër për ta është një e shesh për të bërë përshesh. Sot është për ta mishi kundër mureve të topave të reformës në drejtësi.”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri tha se historia e Zharrzës është histori e zullumit, që sipas tij ata bëjnë sot avokatin e popullit.

“Kusarët dhe sekserët u morën shpirtin shqiptarëve. Çdo përpjekja jonë për të zgjidhur problemet e trashëguara, është për të rrahur me vaj t uthull, një arsye për të vënë kujën. Kërkojë revolucion për të ngritur në këmbë popullin, për të mbrojtur karrierat e tyre dhe për të mbrojtur zullume. Historia e Zharrzës është histori e zullumit, ata bëjnë sot avokatin e popullit, duke hedhur baltë mbi këtë qeveri. Problemi i Zharrëz dhe ato të ngjashme, nuk mund t’i zgjidhin ata që i krijuan. Do ja dalim që të bëjmë gjënë e duhur, jo vetëm për sot por dhe për nesër. Për gjithë Shqipërinë e gjeneratës tjetër.”, përfundoi fjalën e tij Rama.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154508645376523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
 (e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: