TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama duket se është shumë i vendosur në qëndrimin e tij, duke refuzuar kështu kërkesat opozitës, e cila prej gati 1 muaj kërkon largimin e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë teknike.

Rama pohoi në ‘Studio e hapur’ në “News24” se nuk ka asnjë lëshim për qeverinë teknike, ndërsa tha se me këtë lëvizje s’ka si ia shpjegon 1 milion shqiptarëve që e votuan.

“S’ka asnjë lëshim. Por çfarë t’ju them 1 milion njerëzve që më kanë dhënë këtë detyrë. Ti them se ne bashkë duhet t’u japim rrugë budallait dhe në emër të kësaj të hedhim bazën kushtetuese dhe t’i hapim rrugë një politike që do zhvillohet jo më në parlament. Por opozita në çadër dhe qeveria në parlament. Vjen tjetër, merr çadrën dhe thotë ‘uli ti, të hipi unë’.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb