TIRANE – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Teatrin e ri, Rama e cilësoi si kartvizitë të Shqipërisë për të ardhmen.

Në takimin u ishin të pranishëm shumë artistë, kreu i qeverisë tregoi ndryshimet që do të ketë teatri i ri nga godina e cila do të shembet.

“Nga një sallë e vetme sot, nesër do keni 4 salla. Nga hapësira të papërshkrushme, se janë realisht poshtëruese për artistët, do keni një shumëfish të hapësirës për artistët, salla kryesore nga 480 vende, do ketë 620. Do kemi një teatër që do të jetë sa 3fishi i këtij që është sot. Mbi gërmadhat e së shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar,” tha Rama.

“Godina e vjetër e teatrit do të shembet. Kush sot del dhe bën protesta, do të duhet të mendojë se si të lërë yllin aty, pasi godina do të shembet dhe aty do të ngrihet teatri i ri Kombëtar.

robert ndrenika

Ne shpenzuam brenda mundësive për të përmirësuar kushtet ekzistuese të godinës së teatrit, e cila pati disa ndërhyrje për të krijuar mundësi minimale, sistem minimal sigurie e ngrohjeje, gjëra që ishin si ato medikamentet që mbajnë në jetë një të sëmurë në koma, nga ana tjetër filluam ndërtimin e qendrës së re multifunksionale që është shëmbëlltyrë e një ambicie të vërtetë që do ketë standarte bashkëkohore për të gjithë ata që duan të bëjnë teatër.

Turbina nuk është zëvendësuesja e përheshme e Teatrit Kombëtar por do shërbejë për sa kohë do ndërtohet teatri, por do jetë aty edhe pas ndërtimit të Teatrit se në vitet në vijim do të ketë më shumë shfaqje besoj. Ndjej keqardhje që u desh kaq shumë kohë të bëhej. Debatet i kam ndjekur. Ajo që dua ne të bëjmë është që ministria e qeveria të mos jenë përgjegjëse për suksesin apo vlerësimin e suksesit, vlerësimin ta bëjë publiku. Qeveria do krijojë burimet që kush është më i zoti të marrë atë që i takon,” tha kreu i qeverisë.

Mes të tjerash Rama theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë do të ketë ngjitur godinës së re, ndërsa nënvizoi faktin se një vend i veçantë do u lihet edhe yjeve që ikën dhe atyre që janë.

“Teatri do të ketë një sistem të tërë infrastrukture. Do të ketë edhe hapësirën e yjeve të shuar dhe të pashuar të historisë së teatrit kombëtar. Kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmët e pashlyeshme të yllit të vet dhe nuk jeton më, do të jetoj aty. Kush sot del dhe bën protesta, do të duhet të mendojë se si të lërë yllin aty, pasi godina do të shembet dhe aty do të ngrihet teatri i ri Kombëtar. Teatri thash është pjesë e një propozimi për një partneritet publik-privat. Kompania sdo të vij të bëjë tretarin dhe të shkojë të falimentojë, por do bëjë edhe pjesë të tjera. Është shumë e qartë se këtu nuk është historia se çfarë ka sipër dhe anash. Pavarësisht se sipër do të ketë një tjetër sallë dhe anash do të ketë hapësirat e veta për artistët dhe spektatorët”, tha Rama.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb