Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog “për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën”.

Ai shkruan në rrjetin e tij social Facebook se është gati të shkojë edhe tek çadra e protestës nëse do opozita me qëllim që ata “të mos mbajnë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e popullit,”.

“Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar,” shkruan Rama në Facebook ku bashkangjitur shkrimit ka postuar edhe një video të qytetarëve që firmosin peticionin për Reformën në Drejtësi në stendat në kryeqytet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: