DIBER- Kryeministri Edi Rama përpara dibranëve premtoi se Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Teksa foli para tyre ai tha se kio rrugë është bërë objekt diskutimesh, debatesh dhe akuzash.

Mes të tjerash Rama tha se sapo kishte fituar një bast me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi i kishte thënë më herët se sapo ai të niste fjalën, do të binte shi.

“Ky është një takim i shumëpritur për një takim të lidhur me besë si Arbri dikur moti. Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Dhe sapo e fitova bastin me Oltën se i thashe; kur të flas unë do të fillojë shiu, pasi pa bereqet nuk mbaron ky takim. Pse kjo rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje. Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Pse rruga e Arbrit është çështje kombëtare?. Ata sot e gjithë ditëve u bien daulleve. Dhe prenë vetëm shirita. E njëjta situatë ishte dhe në gjithë Shqipërisë, rrugë të lëna rrugëve. Shkelnin me katër këmbët e veta kontratën dhe nuk paguanin ndërtuesit. Detyrimet në fund të 2013 ishin 43 miliard lekë të reja. Ne u detyruam 4 vjet t’i shlyejmë 1 për një, të kontraktuara për daulle, për shirita. 4 kontrata për rrugën Tiranë-Elbasan. 67 kontrata rrugësh në proces ndërtimi të palikuiduara në falimentim. Është kollaj të bësh tendera dhe të numërosh km. Jo me daulle e tam-tame për t’i hedhur hi syve”, tha Rama.

Ai tha se shkak i vonesës për nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit është bërë projekti i parë me kompaninë kineze, që ishte lidhur nga qeveria e kaluar. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se tashme kostoja e kësaj rruge do të jetë 250 milionë euro.

“Për pak sa nuk e qamë edhe Rrugën e Arbrit. Ai kishte lënë një projekt 300 e kusur milionë euro. Një aventurë me kompani kineze, pa buxhet. Na u desh ta negocionim atë marrëveshje, deri sa humbën kohë, por bëmë gjënë e duhur, e anuluam. Jo vetëm për shkak të kostot, por edhe produktit. Rruga kushton 250 mln euro. Mirë që kushton më pak, por edhe standardi i parashikuar nga inxhinierët e Saliut ishte C3, më i ulti. Ne e bëmë me C2. Me projektin e Saliut do futeshit në tunel pa tub emergjence”, tha Rama..
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: