TIRANE– Kryeministri Edi Rama shpesh herë i ka shigjetuar Hipotekat se deri më tani nuk e kanë bërë punën siç duhet, ndaj edhe sot nuk i ka kursyer kritikat. Gjatë një takimi ku është prezantuar me drejtorët e rinj të Hipotekave dhe të ALUIZN-it në Ministrinë e Drejtësisë Rama pohoi se të gjithë drejtorët e rinj që kanë dalë nga konkurset do të jenë në provë.

Mes të tjerash ai theksoi se këta punonjës duhet të fitojnë çdo ditë betejën që të paguhen me taksat e qytetarëve. Mes të tjerash ai kujtoi edhe rastin se 35 punonjës të Hipotekave po përballen me drejtësinë për shkak të abuzimeve me detyrën.

“Përveç detyrimit moral ndaj publikut dhe vetes, për të bërë më të mirën për zgjedhjen e drejtuesve të Hipotekave. Kjo është arsyeja pse jemi ‘vonuar’ dhe se refuzoi të gjitha pretendimet për ndërhyrje në këto konkurse, pasi siç e thashë, askush dhe as ligji nuk na detyronte që të bënim konkurse. Dua ta bëj të qartë edhe për ata që hedhin promuze dhe shfaqin skërmitmjet e cimizmit në publik, se një drejtor këtu dhe aty na paska qenë kontrubutor i PS në fushatën paraardhëse. Këto procese nuk përfaqësojnë socialistët, pro u japin mundësi të gjithëve të përfshihet. Për në duhet të jesh i gatshëm dhe i aftë. Ashtu siç kam besim se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme kur është zhvilluar ky proces, kam bindjen se jemi ne të parët, ministria e Drejtësisë, gjithë struktura përgjegjëse që duhet të bëjë verifikime të zgjedhjeve. Të gjithë jeni në provë, provën se keni me partinë, por me popullin shqiptar që vjen në dyert e Hipotekave. Po e ndaj Hipotekën nga ALUIZ-ni. Ky i fundit ka shembuj të shkëlqyer brenda sistemit që të ndahet qartë shapi nga sheqeri. Lufta ndaj korrupsionit do të vazhdojë çdo ditë. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë që paguhet nga taksat e qytetarëve. Ne kemi nisur procesin e reformës rrënjësore të titujve të pronësisë. Ne do kemi krijuar agjencisë kombëtare të titujve të pronësisë. Për t’i dhënë fund ping-pongut të ecejakeve, që ALUIZ-ni ta njeh dhe Hipoteka s’ta jep. Ne sot nuk jemi vetëm, edhe pse aleatin që e kemi zgjedhur dhe e duam më të fuqishëm në këtë proces, që është njeriu i zakonshëm, se kemi ende në atë pozicion që me siguri do ta kemi në vijim. Ka ende dyshime se platforma e bashkëqeverisjes funksionon. Janë 35 punonjës Hipotekash që janë larguar nga detyra dhe po përballen me ligjin”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)