TIRANE- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mban përgjegjësi, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur përgjegjësi vetëm kur dha dorëheqjen pas humbjes. Sipas Ramës 12% e atyre që besonin tek PD tashmë nuk besojnë më.

“Ju nuk keni faj dhe nuk keni përgjegjësi. Sali ti ke mbajtur përgjegjësinë kur u largove pas humbjes ne zgjedhje. Laj thaj, PD kanatejeren tënde ka. Prandaj duhet të mendohesh ti se ketë s’kanë çfarë të thonë. Populli ka plot shprehje ca të ndodh kur fle me qenin e macen. Por kush është vatra e mikrobeve le ta vendosin shqiptarët. Le t’u themi atyre që ikin ja ku e keni mundësinë. Hajde ta bëjmë reformën zgjedhore, por kam frikë se do thoni në fund jo.

12% e atyre që besonin tek PD tashmë nuk besojnë më. Sondazhet thonë se jeni më keq se sa ishit në 25 qershor. Jeni bërë si historia e festivalit me të njëjtën këngë. Jeni top i gjatë dhe rrëmujë para porte. Ju flisni sikur shqiptarët kanë ardhur sot, por shqiptarët ishin këtu. Shqiptarët nuk janë budallenj.”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: