Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
16:00

Uruguaj - Rusi

RUSI 2018
16:00

Arabi Saudite - Egjipt

RUSI 2018
20:00

Spanjë - Marok

RUSI 2018
20:00

Iran - Portugali


Rama përmend rrugën e Torovicës dhe nuk lë pa dërguar një mesazh për protestën e opozitës (Video)

edi rama 2

LEZHE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Pas mbledhjes, kreu i Qeverisë ka prezantuar edhe vendimet e marra nga ministrat e “Rama2”. Duke vënë theksin tek investimet në infrastrukturë, e konkretisht në rrugët e Qarkut të Lezhës, kryeministri Rama u ndal tek rruga e Torovicës.

Teksa theksoi se drejtuesit e 4 viteve të kaluara në këtë qark nuk e mbajtën premtimin për këtë rrugë, duke iu referuar LSI, kryeministri Rama përmendi edhe protestën e opozitës.

“Pastaj edhe një numër projektesh infrastrukture pikërisht për zonën e Shëngjin-Velipojës, që përfshihen në një program të posaçëm investimesh për zhvillimin rural me përparësi turizmin; projektin e rindërtimit të terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në Portin e Shëngjinit, si dhe projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit, ose siç e quani ju rrugën e Torovicës. Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin pas marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po interesohen, duke stimuluar protesta dhe i përshëndes, sepse kjo do të thotë që, pavarësisht kësaj, kur e kishin në dorë ta bënin rrugën, i bënë asaj atë që s’thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh. I përshëndes”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se para nisjes së mbledhjes së qeverisë, banorët e Torovicës e pritën me protesta kryeministrin Rama.

Sakaq, kryeministri u ndal edhe tek vendimet e tjera të qeverisë, të marra në mbledhjen e sotme.

“Në mbledhjen e sotme kemi vendosur që matësat e ujit të vendosen falas në familjet në nevojë. Kjo është në kuadër të reformës së ujit. Ne financojmë çdo vit 16 mln dollarë për të kompensuar atë pjesë të çmimit të energjisë për familjet në nevojë që u rrit nga heqja e fashës. Kemi disa projekte për ujësjellësa.

Ndërkaq kemi marrë një vendim të rëndësishëm, për bonus për mjekët që do të pranojnë të shkojnë të punojnë në spitalet rajonale. Deri në 2.5 mln lekë të vjetra mbi rrogë”, tha kreu i Qeverisë.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 2 )